“EMRAT DO JENË…”/ Zbulohen detajet e para nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj – AlpeGossip
“EMRAT DO JENË…”/ Zbulohen detajet e para nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

“EMRAT DO JENË…”/ Zbulohen detajet e para nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëjnë një film së bashku dhe ishte vetë Donaldi i cili gjatë emisionit të tij “Më lër të flas” i konfirmoi lajmet.

“Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lansojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.” tha Donaldi.

Disa burime për revistën “Bordo” kanë zbuluar se ai do të jetë më shumë si një reality show, pasi sipas revistës emrat dhe historia e çiftit do të jetë e tyre.

Ndërsa përsa i përket skenaristit të filmit, sipas burimeve ai do të jetë Besmir Mustafaj.