YLL LIMANI BANOR I RI I “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla për lojën? – AlpeGossip
YLL LIMANI BANOR I RI I “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla për lojën?

YLL LIMANI BANOR I RI I “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla për lojën?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi Yll Limani dhe regjisori i “BBV2”, Eduart Grishaj kanë postuar një foto me njëri-tjetrin, ku Eduarti ka shkruar një këshillë drejtuar artistit në lidhje me nominimet e kuptohet menjëherë që bëhet fjalë pë “BBV”. Nuk dihet ende nëse Ylli do të jetë një banor i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri apo thjesht të dy kanë dashur të ngacmojnë pak ndjekësit.

Kujdes arsyet e nominimit duhet të jenë të forta

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.