ROMANTIKE/ Njerëzit rrëfejnë momentin kur kuptuan se partneri tyre ishte i/e duhuri/a – AlpeGossip
ROMANTIKE/ Njerëzit rrëfejnë momentin kur kuptuan se partneri tyre ishte i/e duhuri/a

ROMANTIKE/ Njerëzit rrëfejnë momentin kur kuptuan se partneri tyre ishte i/e duhuri/a

Të gjithë jemi shumë familjarë me një ndjesi të tillë. Edhe nëse s’e kemi provuar vetë, filmat romantikë kanë bërë të tyren. Dritat që shuhen ngadalë, muzikë e lehtë në sfond, koha që ndalet dhe 2 njerëz që bashkohën përjetësisht…Ah!  Aty ti menjëherë e kupton që ai/ajo gjeti të duhurën, dashurinë e jetës!

Por, si është ky moment në jetën reale?

1. “Unë punoja për të. Ai projekt zgjati disa muaj dhe nuk kishte zyra mjaftueshëm, kështu që mua më vendosën afër vendit ku qëndronte ai. Ne flisnim pak dhe për punën kryesisht, por e shihja që kishim një gjuhë të përbashkët. Ai më bënte për të qeshur gjithë ditën. Kur projektit po i vinte fundi, dikush nga departamenti më tha: “Do të jetë paksa ndryshe për ty të mos kalosh më kaq shumë kohë me të ë?!” Si për dreq, më rrodhën lotët. Aty kuptova që kisha rënë në dashuri.Ditën që projekti mbaroi, ai më telefoni dhe më kërkoi që të dilnim. Ndenjat e tij ishin njësoj si të miat. Sot kemi 31 vite bashkë!”

2.“Një ditë, teshtiva dy herë rresht. Ajo më tha: “Sa e çuditshme, zakonisht ti teshtin 3 herë rresht!”

Ajo kishte vënë re sa herë unë teshtija. Sot kemi 11 vite martesë!”

3.Herën e parë që shkova në një kurs karateje, ishte një vajzë e vogël që m’u hodh sipër dhe më rrethoi. Ajo i thoshte njerëzve që mua s’më lejohej të kisha asnjë partner tjetër përveç saj. Kishte të drejtë! Sot, kemi më shumë se 20 vite bashkë dhe hidhet po njësoj sa herë që unë bëj sikur e injoroj.”

4. “Ndodhi 1 ditë pasi ishim takuar dhe asgjë fizike nuk kishte ndodhur ende mes nesh. Ishim akoma miq, por kishim vënë re një kimi mes nesh. Në mes të bisedës, ai më ndërpreu dhe tha se donte të përqafohej. Qesha dhe fillova ta vija në siklet. 8 orët e tjera i kemi kaluar me duar të bashkuara. As nuk u puthëm, jo. Sot na vjen për të qeshur, por që atë çast kuptuam se ishim të duhurit dhe sa më shumë kohë kalon të dy jemi të bindur për këtë.”

5. “Kur ishim në gjimnaz, autobuzi nuk shkonte deri aty ku unë jetoja, kështu që duhet të prisja në shkollë derisa mami të vinte dhe të më merrte. Në vend që të shkonte në shtëpinë e tij me autobuz, bashkë me të tjerët, i dashuri im i asaj kohe zbriste dhe rrinte me mua, që të flisnim gjatë rrugës. S’kishte rëndësi nëse binte shi, kishte stuhi apo borë, ato 20 minuta ishin të arta për ne.”

6. “Gjithçka që ajo duhet të bënte ishte të më  dilte para dhe unë e dija! 30 vjet bashkë dhe është akoma një mrekulli!”

*Shënim: Përshtatur nga BuzzFeed