Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, duket se këtë vit ka vënë në plan të parë punën dhe karrierën. Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, në Top Channel, ajo shprehet se momentalisht është duke u fokusuar në gjëra që nuk kanë lidhje me romanca apo njohje të reja, por punë dhe karrierë.
Sakaq, Efi shprehet se nuk beson më as te njohjet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pjesë nga intervista:
Lei: Gjatë pushimeve do flirtosh me ndonjë? Kam dëgjuar se je ‘single’
Efi: Unë nuk flirtoj, i kam lënë këto gjëra.
Lei: Si i njeh meshkujt e zemrës?
Efi: Nuk jam në këto ujëra, nuk kam plan të njoh dikë.
Lei: Fare?
Efi: Po fokusohem te puna, te gjërat e mia.
Lei: Gjithmonë kur thonë ‘kurrë’, atëherë ndodh gjëja, atëherë lind shkëndija
Efi: Është një mendim që nuk e kam fare në kokën time
Lei: Të kanë shkruar plotë në “Instagram”?
Efi: S’e di, nuk i kam parë, nuk i hap mesazhet
Lei: I fike shpresat e të gjithëve që po të shikojnë tani
Efi: Nuk besoj në flirtimet dhe njohjet nga “Instagrami”.
Lei: Po mirë, si flirton, si e njeh një person?
Efi: Tani e kam të prerë nuk dua të njoh dikë. Duhet të fokusohem te puna, te karriera, pastaj te gjërat e tjera. Për mendimin tim asnjë njeri nuk mund t’i bëjë të dyja