VËMENDJE VAJZA/ Celine Dion sapo na bindi që na duhet një pallto “tutu” (FOTO) – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA/ Celine Dion sapo na bindi që na duhet një pallto “tutu” (FOTO)

VËMENDJE VAJZA/ Celine Dion sapo na bindi që na duhet një pallto “tutu” (FOTO)

Të gjitha ju femra që jeni të fiksuara pas fundeve tutu, uluni dhe qetësohuni, pasi është koha e palltos me tyl nga koka te këmbët.

Celine Dion sapo na bindi se tani që dimri po ikën, është koha të çelim look-un tonë me një pallto kaq elegante si kjo që ka veshur në Paris.

Këngëtarja i mahniti të gjithë pasi u shfaq me një pallto tutu dhe u ndal për ta fotografuar më qartë veshjen e saj të radhës, që jemi të sigurt që do të shndërrohet në një veshje ikonë.

Kjo pallto e cila kushton 1,745 dollarë, vjen në dy ngjyra të shkrira me aq mjeshtëri nga Oscar de la Renta, duke filluar me ngjyrën vishnjë në krye dhe atë të kuqe gjaku në pjesën e mesit dhe poshtë. Celine e kishte thyer ngjyrën me një fjongo të zezë në bel, por ajo mund të kapet edhe me një karficë me gurë si më poshtë:

Këto pallto janë në modë zyrtarisht këtë sezon dhe për një gjë jemi të bindur: Na duhet urgjentisht një e tillë!