Është grabitur një pikturë murale e Banksy. Piktura ishte vendosur në derën e teatrit Bataclan në Paris.
“Puna e Banksy, një simbol i kujtimit dhe që i përket çdo njeriu, banori të këtij vendi, parizienëve, qytetarëve në të gjithë botën, është vjedhur,”-shkruajti teatri në një postim në Twitter.
Piktura tregonte një grua të trishtuar që mbante një vel të zi dhe të bardhë, me kokën ulur ndërsa shikonte poshtë.
Ky mural i veçantë ka rëndësi të veçantë, pasi u pikturua në derën e Bataclan, ku 90 vetë u vranë gjatë një sulmi terrorist në nëntor të 2015.
Reuters raportoi se hajdutët vodhën derën duke përdorur një kamion të premten.