Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin, që i ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së qumështit.
“Mbingarkesë qumështi që dje. Unë e nënvlerësova këtë gjë derisa më solli një temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Më duhet të filloj antibiotikë duke shpresuar që çdo gjë të shkojë mirë”, ka shkruar Sara krahas fotos.
Para pak ditësh ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve. Por nuk kanë munguar as ofendimet ndaj saj, një prej të cilëve ka vendosur që ta ndajë me fansat.
”Sa e keqe je! O Zot, je si burrë”, shkruante një ndjekëse.
Ndërsa Sara i është kthyer gjithë lezet, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.