Norma June Platell, 90 vjeç dhe Francis Ernest Platell, 92 vjeç kanë vdekur vetëm pak momente pas njëri-tjetrit.
Nuk bëhet fjalë për ditë apo për orë, por për minuta. Çifti i martuar prej 70 vitesh ishin vendosur në të njëjtën dhomë spitali dhe ndërruan jetë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.
Vajza e tyre u shpreh se Norma June kishte pasur frymëmarrje të pazakontë ndërsa Francis Ernest ishte i shqetësuar. Infermierja u kthye për ti kontrolluar 10 minta më vonë, por i gjeti të vdekur. Ata vdiqën së bashku, ashtu siç dëshironin.
Doktori nuk mund të konkludonte se kush vdiq i pari. Certifikatat e tyre të vdekjes dhe minutazhi i ndarjes nga jeta janë identike.
90 vjeçarja vuante nga sëmundja e Alzheimer.