Teksa po qëndronin në oborr mbrëmjen e djeshme Antonela ka debatuar me Pm. Ajo i ka thënë atij se ai po e përdor Sarën për të rritur followersat në “Instagram”.
“Ti a i ke treguar prindërve që je afruar me Sarën si e si për të rritur followersat? Ti po vdes të dish sa followersa ke shkuar në Instagram.Kur kam hyrë unë brenda në shtëpi më pyete sa followersa kam shtuar? A kan hapur fanpage për mua dhe Sarën?”, tha Antonela.
“Këtu ti po gënjen. Betohem në prindërit e mi që unë kurrë nuk kam e kam thënë këtë gjë”, i tha Pm.