PASI PARALAJMËROI LUIZIN/ Maestro ka një këshillë edhe për Oltën: Ti je sipër mbi kalë… – AlpeGossip
PASI PARALAJMËROI LUIZIN/ Maestro ka një këshillë edhe për Oltën: Ti je sipër mbi kalë…

PASI PARALAJMËROI LUIZIN/ Maestro ka një këshillë edhe për Oltën: Ti je sipër mbi kalë…

Dalja e Amos Muji Zaharisë nga shtëpia e “Big Brother VIP2” ka vënë në “pozitë” Olta Gixharin, e cila qau shumë pasi ai iku. Por jo vetëm kaq, pasi aktorja e njohur duket së është frikësuar disi nga hyrjet e reja.

Armaldo Kllogjeri i kërkoi Oltës të mos heqë dorë nga loja dhe të vazhdojë “luftën” e saj brenda në shtëpi. Kjo e fundit tha se mbase ajo del të shtunën, duke qenë se është në nominim me Dean dhe Tean.

Maestro shprehu sigurinë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas Armaldos, Olta krijon shumë situata në shtëpi dhe ka argumente të forta në çdo debat që ajo bën.

“Ideja është mos u dorëzo, çfarëdo që të ndodhi, sido që të jetë, ti vazhdo luftën tënde përpara. Ti je sipër mbi kalë, ta kam thënë. Situatat që krijon ti në shtëpi unë nuk i krijoj kurrë. Argumentet që jep ti në shtëpi unë nuk i bëj kurrë. A e pe se si të duartrokitën sot?”, tha Armaldo.

Nga ana tjetër, Mestro shtoi se “portokallja” do të rrotullohet të shtunën. Olta u shpreh se situata e krijuar në shtëpi e ka zgjuar totalisht dhe se e ka vënë në pozitë shumë të fortë.