LËVIZJE NË HORIZONT! Mos vallë Ledri dhe Majk po realizojnë klipin dhe s’na kanë treguar gjë? (FOTO) – AlpeGossip
LËVIZJE NË HORIZONT! Mos vallë Ledri dhe Majk po realizojnë klipin dhe s’na kanë treguar gjë? (FOTO)

LËVIZJE NË HORIZONT! Mos vallë Ledri dhe Majk po realizojnë klipin dhe s’na kanë treguar gjë? (FOTO)

Prej disa javësh Majk dhe Ledri kanë bërë me dije se do sjellin një këngë së bashku, por ende nuk kanë realizuar klipin.

Deri tani nuk ka ende detaje rreth super bashkëpunimit, por mesa po shohim ka disa lëvizje në të dyja kampet që na bënë të mendojmë se çunat kanë nisur nga puna.

Të dy reperët kanë postuar pak minuta më parë nga një foto në Instastory, ku shihen përkatësisht Ledri me një valizhe dhe disa rroba, pranë një zone bregdetare, dhe Majk në një jaht në mes të detit.

Pikat që i bashkojnë të dy dhe na bënë të dyshojmë janë: koha e afërt e postimeve me njëri-tjetrin dhe ambienti i ngjashëm, deti, ku kanë pozuar të dy.

Ka edhe një pikë tjetër që lidhet me faktin se realizimi i këtij projekti ka qenë në planin e të dyve, pas publikimit të dueteve që kanë patur me artistë të tjerë.

Kujtojmë se të dy po shijojnë super suksesin e këngëve të reja.

Majk solli “Je t’aime” me Ghetto Geasy-n, kurse Ledri bashkoi forcat me Dafinën dhe Lumi B për “Aman”.