“PREMTIMI 1 JAVOR”! Aulona Musta sapo i dha një mësim të mirë “negativëve” në profilin e saj (FOTO) – AlpeGossip
“PREMTIMI 1 JAVOR”! Aulona Musta sapo i dha një mësim të mirë “negativëve” në profilin e saj (FOTO)

“PREMTIMI 1 JAVOR”! Aulona Musta sapo i dha një mësim të mirë “negativëve” në profilin e saj (FOTO)

Aulona Musta është një nga personazhet më të komentuara të ekranit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe gjithmon ndan me ne momente nga jeta e saj si profesionale ashtu dhe personale.

Nëse futemi në profilin e Instagramit të Aulonës një gjë është e sigurt. Gjithmonë do të gjejmë ndonjë koment negativ në postimet e saj. Kjo sepse jo shumë njerëzve i pëlqen sinqeriteti dhe tipi i saj i hedhur dhe pa komplekse. Ndoshta, postimet që Aulona publikon nuk përshtaten shumë me mënyrën se si disa ndjekës të saj mendojnë dhe kjo është arsyeja pse ata gjithnjë mendojnë se gjejnë zgjidhje me anë të një komenti negativ.

Por, ashtu siç shohim plot komente negative në postimet e saj, ashtu dhe jemi mësuar të lexojmë përgjigjet që Aulona i kthen atyre komenteve. Ironike dhe gjithnjë duke mbrojtur të drejtën e saj, negativitetit në Instagramin e moderatores nuk i lihet vend të fitojë.

 

Ajo çfarë na ka bërë përshtypje është një premtim i pazakontë që Aulona i ka bërë vetes. Moderatorja i ka premtuar vetes se për një javë nuk do ti përgjigjigjet fare komenteve negative. Ajo ka vendosur ti kthejë përgjigje vetëm komenteve pozitive dhe dashurinë që ndjekësit i shprehin, do t’ja kthejë në po të njejtën mënyrë. Me dashuri.

Ne shpresojmë që ”negativët” të mos përfitojnë nga ky premtim që Aulona ka bërë dhe jemi të lumtur që akoma ka njerëz që dinë të fokusohen tek pozitivja dhe ta lënë anash negativitetin.

Bravo, jepi fansave të tu një mesazh të mirë Aulona! /AlpeGossip.al