SARA HOXHA FLET PËR JETËN PERSONALE/ Nga planet për një fëmijë të dytë dhe deri tek xhelozia për Ledri Vulën: Njeri jam dhe unë… – AlpeGossip
SARA HOXHA FLET PËR JETËN PERSONALE/ Nga planet për një fëmijë të dytë dhe deri tek xhelozia për Ledri Vulën: Njeri jam dhe unë…

SARA HOXHA FLET PËR JETËN PERSONALE/ Nga planet për një fëmijë të dytë dhe deri tek xhelozia për Ledri Vulën: Njeri jam dhe unë…

Pjesëmarrja në “Dancing With The Stars” po e mban Sara Hoxhën tashmë në qendër të vëmendjes. Blogerja ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe planet për të zgjeruar familjen me partnerin e saj Ledri Vula.

 

E pyetur në lidhje me planet për të pasur një fëmijë të dytë, Sara ka treguar se ka dëshirë të bëje edhe një vajzë tjetër, pasi vetë nuk ka një motër dhe do të donte shumë që Poem Blu ta kishte një.

“Unë kam shumë dëshirë ti bëj edhe një motër Poem Blu-së, unë kam vëlla dhe e dua shumë por mendoj se duhet patjetër edhe një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-u shpreh S

Në lidhje me partnerin e saj, Sara tha se nuk është xheloze në përgjithësi dhe përpiqet të mos e bezdisë në punën e tij, por sigurisht që ka raste kur ajo tregon shenja xhelozie.

Ledri nuk ka pasur ndonjë reagim. Ai për çdo gjë që bëj thotë shumë mirë shumë bukur, por unë e kam problemin me veten. Për Ledrin nuk jam xheloze, jam kur duhet se njeri jam edhe unë por nuk e bezdis.”- tha Sara

Ndërsa përsa i përket partnerit në kërcim Sara u shpreh se ai i ka takuar të gjitë familjarët e saj:

“Xhixhi përveç se është një profesionist, është edhe njeri shumë i mirë. I ka takuar të gjithë familjarët e mi dhe kalojmë shumë mirë bashkë”.