KORONAVIRUSI/ Si po ndikon vetë-izolimi në lidhjen tuaj? – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Si po ndikon vetë-izolimi në lidhjen tuaj?

KORONAVIRUSI/ Si po ndikon vetë-izolimi në lidhjen tuaj?

Historia ka treguar se dashuria i reziston edhe kohërave të kolerës, por ç’ndodh në epokë koronavirusi? A ndikon vetë-karantinimi në lidhjen tuaj? Si?

Besojeni ose jo, jeta në karantinë vjen me pasoja negative për lidhjen tuaj. Veç faktit që duart nuk shtrëngohen më dhe njerëzit nuk puthen si më parë, distancimi social, na prek të gjithëve.

Pak ditë më parë, Global Times raportoi se në një pjesë të mirë të Kinës është rritur ndjeshëm numri i divorceve.

Kjo sepse njerëzve i është dashur të qëndrojnë të izoluar dhe ndoshta gjatë kësaj kohe kanë kuptuar se nuk janë të duhur për njëri tjetrin.

Ditët e para duken qejf. Ti dhe ai shihni Netflix, hani gjëra të mira, kërceni, luani dhe qeshni me memet rreth koronavirusit. Po pastaj?

Gjërat fillojnë tensionohen. Në kështu të tilla, njerëzit fillojnë të ndihen si të zënë në grackë dhe kjo çon në përgjigje të tensionuara. Ne reagojmë menjëherë në momente ankthi, duke e transmetuar kështu edhe tek partneri.

Një gjendje e tillë sjell përgjigje të ashpra, humor të keq dhe zënka.Çfarë duhet të bëni?

Tregohuni të ndershëm me njëri-tjetrin dhe thuajini partnerit që keni nevojë për pak hapësirë personale. Diskutoni për nevojat e të dyve, por sigurohuni të kaloni pak kohë me veten.

Bëni pyetje dhe tregojini partneres/it që jeni aty për ta mbështetur. Mbani gjithnjë në mendje qëllim tuaj, çfarë doni nga kjo lidhje? Sa më i qartë të jetë vizioni aq më shpejt do të shuhen grindjet që vijnë si pasojë e ankthit të karantinimit.

Mos harroni: Në fund të ditës, keni të dy të drejtë!