GODET Ferro: Nuk ka fytyrë të flasë para publikut! Për kë e ka fjalën? – AlpeGossip
GODET Ferro: Nuk ka fytyrë të flasë para publikut! Për kë e ka fjalën?

GODET Ferro: Nuk ka fytyrë të flasë para publikut! Për kë e ka fjalën?

Fero ka disa kohë që ka nisur karrierën e tij në muzikë dhe njihet për besimin që ka në vete, ku tregon hapur se është më i miri.

I ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai ka rrëfyer se ka rreth 800-900 demo, projekte të pa edituara, të cilat mund ti bëjë publike shumë shpejt.

Ai ka habitur me deklaratën e tij ku thotë hapur se nuk mundet dikush që ta sfidojë me tekste muzikore, pasi arrin ta bëjë që të mos dalë më para publikut.

Pjesë nga biseda

Roza: Ke thënë në intervistë – ‘Me dasht i bo diss dikujt, mundesh me i bo me qajt’. Mundesh ta zhdukësh nga industria e muzikës.

Fero: Po, por nuk i bëj diss askujt. Nuk ka më fytyrë të vijë të flasë para publikut. Mendoj. Shumë herë thonë ky cfarë po thotë? Njerëzit që kanë arritur shumë lart, nëse nuk e imagjinojnë se arrijnë, nuk mund të arrijnë. Nëse ti nuk e imagjinon, do mbetesh aty. Mendoj.

Roza: Po të dalë dikush, ndonjë gangster të bëjë diss të fortë dhe ta përgatisë që ti të mos dalësh në skenë?

Fero: Gangsterat nuk dinë me repovat. Kam menduar që industria shqiptare ka gangstera, reperat janë gangstera por nuk ka. Nuk mund të jesh gangster dhe të bësh muzikë. Unë vetë nuk jam. Nuk ka gangstera në muzikë, ose janë në burg, ose po merren me punë të mëdha. Ata që po bëjnë muzikë, nuk ua lejon të bëhen gangstera.