“TË GJITHË NDALONI NDESHJEN”/ Rita Ora ndërpret koncertin për fansin (FOTO) – AlpeGossip
“TË GJITHË NDALONI NDESHJEN”/ Rita Ora ndërpret koncertin për fansin (FOTO)

“TË GJITHË NDALONI NDESHJEN”/ Rita Ora ndërpret koncertin për fansin (FOTO)

Rita Ora ndaloi koncertin e saj në Sidnej, pasi një mashkull kërkoi të thoshte diçka gjatë performancës së saj.

“Mund ta ndalojmë shfaqjen. Të gjithë ndaloni. Adam ka një pyetje”, tha këngëtarja 28-vjeçare.

Adam kërkoi nëse mund t’i afrohej më shumë skenës, ndërsa Rita iu përgjigj: “Po bëhesh pak nazeli i dashur. Të gjithë kanë blerë një biletë për këtë shfaqje. Na vjen keq djema”.

Ndërsa djali arriti t’i afrohej më shumë skenës, Rita mund të dëgjonte komplimentin e tij që po mundohej që ta thoshte me zë të lartë gjatë performancës së këngëtares.

“Adam sapo pranoi që erdhi në shfaqje duke mos e ditur se çfarë e priste dhe unë tani fitova një fans”, tha me krenari Rita.

Ajo më tej falënderoi fansin dhe i kërkoi ndjesë audiencës, ndërsa vazhdoi shfaqjen.