”NUK IA NGACMOVA ROMEON”/ Pas deklaratës së Xheisarës, reagon Jonida Maliqi – AlpeGossip
”NUK IA NGACMOVA ROMEON”/ Pas deklaratës së Xheisarës, reagon Jonida Maliqi

”NUK IA NGACMOVA ROMEON”/ Pas deklaratës së Xheisarës, reagon Jonida Maliqi

Xheisara dy ditë më parë u shpreh e pakënaqur nga vlerësimi që i bëri Jonida Maliqi e cila këtë vit ishte anëtare e jurisë në “Kënga Magjike”.

“Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”, u shpreh Xheisara. Këngëtarja tregoi edhe mesazhin që i çoi Jonidës e cila nuk i kishte kthyer përgjigje.

“I çova një mesazh dhe i thashë shpresoj mos të ngelem për shumë gjatë në ndërgjegjen tënde”, tregoi Xheisara.

Pas deklaratës së Xheisarës, Jonida ka reaguar me një postim në Instagram ku jep një mesazh të qartë që jeta vazhdon dhe të jesh artist duhet të jesh me këmbë në tokë.

“Mirenjohje per te gjithe ata qe ishin pjese e Këngës Magjike vecanerisht per ty Ardit Gjebrea qe je kujdesur gjate ketyre muajve per secilin prej nesh. Jam e lumtur qe nga kjo eksperience mesova kaq shume.Te jesh artist mbi te gjitha duhet te jesh nje shpirt i paster dhe me kembe ne toke… kjo e fundit me gjithe dritherimat e saj na beri te reflektojme se jeta vazhdon”, shkruan Jonida.