EUROVIZION/ A ju kujtohen? Këto janë 7 këngëtarët shqiptarë që PREKËN finalen (FOTO) – AlpeGossip
EUROVIZION/ A ju kujtohen? Këto janë 7 këngëtarët shqiptarë që PREKËN finalen (FOTO)

EUROVIZION/ A ju kujtohen? Këto janë 7 këngëtarët shqiptarë që PREKËN finalen (FOTO)

Shqipëria në finalen e “Eurovision”-it është një sukses i prekur 7 herë, gjatë historisë së konkurrimit në festivalin evropian të këngës. Performanca e Eugent Bushpepës mbrëmjen e së martës elektrizoi të gjithë publikun e mbledhur në “Altice Arena”, në Lisbonë, të Portugalisë.

Ndërsa finalja e madhe e edicionit të 63-të të “Eurovision”-it do të mbahet më 12 maj, ne po ju kthehejmë pas në kohë, për të kujtuar të gjithë performuesit që përfaqësuan shtetin shqiptar në eventin evropian dhe kaluan në finalen e madhe.

Kujtojmë që pjesmarrja e parë në Eurovizion ishte në vitin 2004. Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në vitin 2004 ishte Anjeza Shahini.

Pas fitores në “Ethet e së premtes”, Anjeza korri një tjetër sukses në Festivalin e këngën në RTSH me këngën “Imazhi yt”. Kënga u rendit në vendin e 4-t në gjysmë-finale, ndërsa në finale mbërriti në vendin e 7.

Maj 2005 – Shqipëria do të përfaqësohej nga këngëtarja Ledina Çelo, e cila fitoi vendin e parë në festivalin e RTSH-së me këngën “Nesër shkoj”. Ledina pati fatin të shkonte menjëherë në finale, falë suksesit të Anjezës, por ajo nuk arriti dot të linte të njëjtat mbresa atje. Ledina u pozicionua në vendin e 16.

Maj 2008 – Olta Boka mes një zhurmënaje dhe vorbulle thashethemesh arriti të ngjitej në skenën e Eurovizion. Shumë zëra qarkulluan se kënga e saj “Zemrën e Lam Peng” nuk e meritonte fitoren e festivalit të RTSH-së, e megjithatë ajo arriti të shkonte në skenën e Eurovizionit. Olta arriti të pozicionohej e 9 në gjysmë-finale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në finale pas disa vitesh. Por në finale ajo arriti të merrje shumë pak pikë duke u renditur e 17.

Maj 2009 -Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Me merr në ëndërr”, e cila arriti të kalonte në finale. Kënga u këndua edhe në versionin anglisht të saj. Por as Kejsi nuk pati fatin e mirë të triumfonte duke mos arritur të ishte pjesë e 10 këngëve më të mira.

Maj 2010 – Juliana Pasha përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Nuk mundem pa ty”. Ajo dha një performancë mjaft të vlerësuar në këngë ku u krahasua me këngën e Christina Aguilera “Gettin Better”. Në gjysmë-finale ajo u pozicionua në vendin e 6, dhe arriti të kalonte në finale me një pritshmëri të madhe. Për fat të keq ajo u rendit në vendin e 16.

Maj 2012 – Kënga “Suus” e kënduar nga Rona Nishliu do të konsiderohej si më e mira me të cilën është përfaqësuar vendi ynë ndonjëherë. Rona arriti të vlerësohej maksimalisht nga juria e Eurovizion, dhe zëri i saj është konsideruar si më i miri. Kënga “Suus” jo vetëm që arriti në finale, por për herë të parë e pozicionoi Shqipërinë në 5 këngët më të mira të këtij kompeticioni. Për herë të parë pas Anjeza Shahinit, vendi ynë siguroi finalen për vitin e ardhshëm.

Maj 2018 – Eugent Bushpepa performoi ditën e djeshme këngën “Mall”. Një performancë e shkëlqyer e këngëtarit, arriti ti rikthente Shqipërisë shkëlqimin e munguar në këtë kompeticion prej 6 vitesh. Eugent Bushpepa u kualifikua për në finale, si një nga këngët më të vlerësuara. Shpresat e Shqipërisë për tu pozicionuar në një vend të denjë janë të mëdha, dhe kjo falë Eugentit dhe zërit të tij potent.

Përgatiti AlpeNews.al