Kejvina Kthella mori famë të madhe pas daljes së parë në “Xing me Ermalin” dhe që prej asaj dite është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave e rrjeteve sociale.
E keni parë gjithmonë bjonde, me flokët e gjatë të cilat në të shumtën e rasteve i mban onde.
Por për herë të parë Kejvina ka ndryshuar komplet pamjen. Jo vetëm që i ka prerë flokët, por u ka ndryshuar edhe ngjyrën.
Në foton e saj të fundit velina i ka habitur të gjithë duke u shfaqur me flokët gri teksa pozon e veshur me një body ku në pasqyrë i duken të pasmet bombastike.