SUKSES PAS SUKSESI ME PROJEKTET E REJA/ Klaudia Pepa tregon sakrificat për baletin me pamjet e dhimbshme (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SUKSES PAS SUKSESI ME PROJEKTET E REJA/ Klaudia Pepa tregon sakrificat për baletin me pamjet e dhimbshme (FOTO+VIDEO)

SUKSES PAS SUKSESI ME PROJEKTET E REJA/ Klaudia Pepa tregon sakrificat për baletin me pamjet e dhimbshme (FOTO+VIDEO)

Balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa prej vitesh po jeton në Itali, ku po zhvillon profesionin e saj duke arritur sukses pas suksesi me projektet e reja. Por ky sukses ka edhe sakrifica dhe anën tjetër të medaljes, Klaudia na i tregon me një video në Instastory.

Në video balerina shfaqet me gjunjët e vrarë dhe këmbët e nxira, një pamje që vetëm duke e parë duket e dhimbshme.

Video është filmuar pas performancës brilante të Klaudias në klipin e Fabrizio Moros.

Bashkëpunimi i Klaudias me Fabrizion, u publikua pak ditë më parë dhe mban titullin “Voglio Stare Con Te”, me në fokus ka një histori dashurie që nis që në fëmijërinë e protagonistëve. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje.

Në klip Klaudia shfaqet teksa kërcen me mjeshtëri ndërsa “vitet” kalojnë.