“TI SIKUR S’DO SHKELJE MË NË PËRPUTHEN”/ Shqipja i thotë të gjitha: Nga pajtimi me Olsën tek Tea (FOTO) – AlpeGossip
“TI SIKUR S’DO SHKELJE MË NË PËRPUTHEN”/ Shqipja i thotë të gjitha: Nga pajtimi me Olsën tek Tea (FOTO)

“TI SIKUR S’DO SHKELJE MË NË PËRPUTHEN”/ Shqipja i thotë të gjitha: Nga pajtimi me Olsën tek Tea (FOTO)

Shqipja ka vendosur t’i kthejë përgjigje pyetjeve të fansave në Instagram dhe shumica prej tyre e kanë sulmuar për faktin që ka ndryshuar deklaratat që ka thënë më parë.

“Ti sikur nuk do shkelje më në “Përputhen”. Por nejse fallco janë të gjithë”, i shkruan një ndjekës.

”Unë kam thënë që nuk do shkelja në Përputhen si konkurrente jo se nuk do shkel për të dhënë opinionin tim. Çfarë i keni këto o njerëz, se latë nam”, përgjigjet Shqipja.

Një tjetër e pyet për Anën: “Deri dje e ofendove Anën, tani bën si shoqe?”

“Nëse na shihni bashkë do të thotë që na lidh puna, jo se jemi bërë shoqe të ngushta. Kemi lënë mënjanë mëritë e emisionit dhe po vazhdojmë një jetë normale”, ia kthen Shqipja.

Ajo tregon se me Olsën, autoren e “Përputhen”, i ka sqaruar mosmarrëveshje.

“Unë nuk kam qenë kurrë e zënë me Olsën, thjesht nuk i kam hapur telefonin sepse mu kundërvunë drejt saj. Në janar ne folëm, pimë një kafe dhe sqaruam çdo gjë”, shprehet Shqipja.

Sa i përket Teas, ajo tregon: “Mendoj që nëse pranohen të vërtetat si janë dhe ekziston një rrugë sqarimi, nuk kam pse të mbaj mëri. Thjesht s’kemi folur”.