SI ËSHTË JETA E NJË NËNE TË RE? Këtë gjë ua tregon më së miri Elita Rudi (FOTO) – AlpeGossip
SI ËSHTË JETA E NJË NËNE TË RE? Këtë gjë ua tregon më së miri Elita Rudi (FOTO)

SI ËSHTË JETA E NJË NËNE TË RE? Këtë gjë ua tregon më së miri Elita Rudi (FOTO)

Rreth një muaj më parë reperi Gjiko dhe partnerja e tij, Elita Rudi, u bënë prindër për herë të parë. Dyshja e njohur u bekuan me një djalë të quajtur Zëri. Vetëm pak javë pas lindjes Elita u shfaq në formë shumë të mirë fizike, duke e ndarë kohën mes kujdesit për vogëlushin dhe veten. Madje për këtë gjë, Elita ka gjetur një zgjidhje shumë të mirë. Ajo ka treguar se tashmë që është bërë nënë personat që kujdesen për pamjen e saj shkojnë vetë në shtëpinë e Elitës dhe Gjikos. Në një video të shkurtër të publikuar në ‘Instastory’, shihet Elita e ulur në një kënd të shtëpisë dhe stilisti që rregullon flokët e saj.

Zëri është ende shumë i vogël dhe prandaj mami Elita e ka gati të pamundur të qëndrojë për shumë orë larg tij.