RRËFEU HISTORINË E VDEKJES SË BABAIT/ Almeda reagon pas mesazheve që mori – AlpeGossip
RRËFEU HISTORINË E VDEKJES SË BABAIT/ Almeda reagon pas mesazheve që mori

RRËFEU HISTORINË E VDEKJES SË BABAIT/ Almeda reagon pas mesazheve që mori

Gjatë një interviste në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Almeda Abazi rrëfeu për herë të parë për humbjen e babait dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Bukuroshja shqiptare u shpreh se babait i nevojitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua që t’ia dhuronte.

Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

Pasi bëri publike historinë në fjalë, duket se reagimet e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta. Këtë e ka zbuluar vetë Almeda përmes një postimi në “Instastory”.

“Kam marrë kaq shumë mesazhe të bukura. Dua t’ju falenderoj. Një përqafim për të gjithë ju”, shkruan Almeda Abazi.