“ASKUSH NUK MUND TA BËJË BAKLLAVANË…”/ Ledri Vula humb njeriun e dashur (FOTO) – AlpeGossip
“ASKUSH NUK MUND TA BËJË BAKLLAVANË…”/ Ledri Vula humb njeriun e dashur (FOTO)

“ASKUSH NUK MUND TA BËJË BAKLLAVANË…”/ Ledri Vula humb njeriun e dashur (FOTO)

Mëngjesin e ditës së sotme është dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të kuzhinieres së njohur Fikrije Ukelli, ose siç quhej ndryshe, Ceka.

Ajo la pas një karrierë mjaft të suksesshme në emisionin e gatimit në mediat kosovare “Diçka po zihet” duke u ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Ngushëllimet për ikjen nga jeta të kuzhinieres së njohur kanë shprehur shumë emra të skenës dhe ekranit, ndër ta edhe kolegia e saj dhe njëkohësisht nëna e reperit të njohur, Ledri Vula.

Xheraldina Vula, e cili për shumë vite drejtoi emisionin “Diçka po zihet”, ku Ceka ishte protagoniste, së fundmi postoi në InstaStory një foto të koleges së saj të ndjerë, të cilin e shoqëronte me një dedikim mjaft prekës.

“Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho qetë partnerja ime e kuzhinës televizive, Fikrije Ukelli – Ceka”, ka shkruar Xheraldina në InstaStory.

Kjo e fundit publikoi gjithashtu një sërë fotosh nga emisionet ndër vite me Cekën, të cilën e quante një ikonë të kuzhinës shqiptare.

E ndjera Ukelli është edhe autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.

Ndër të tjerë, ngushëllime për Cekën, ka shprehur edhe reperi Ledi Vula, i cili postoi në InstaStory një foto të kuzhineres së ndjerë, me të cilën duket se ka pasur marrëdhënie shumë të afërta dhe e ndjera ka qenë mikeshë e familjes së tyre.

“Ceko, kurrë askush nuk mund të bëjë më bakllavën me vishnje që ma bojshe me shumë qef. Pusho e qetë”, ka shkruar reperi krahas fotos.