“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Noizy surprizon fansin me aftësi të kufiuzara në mes të emisionit – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Noizy surprizon fansin me aftësi të kufiuzara në mes të emisionit

“FALEMINDERIT QË EKZISTON”/ Noizy surprizon fansin me aftësi të kufiuzara në mes të emisionit

Rigels Rajku ose i njohur ndryshe si Noizy, është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Kur vjen puna tek fansat e tij, reperi nuk ngurron aspak t’i surprizojë ata.

Arbër Bogdani është një ndër fansat më të veçantë dhe më të zjarrtë të Noizyt. Pavarësisht faktit se është me aftësi të kufizuara dhe ndodhet në një karrige me rrota, kjo gjë se ka penguar aspak djaloshin të shikonte ‘live’ koncertin ‘Alpha’ të cilën Noizy e realizoi në gusht.

Arbëri i ka tërhequr vëmendjen këngëtarit nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihet të performojë në publik gjatë kohës që reperi ndodhej në skenë. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, djaloshi ka marrë një video mesazh shumë special nga reperi.

Noizy i premtoi se sa herë të realizohet koncerti ‘Alpha’ ai do të qëndrojë në një vend shumë special.

“Arbër, si je vëlla! Uroj të jesh mirë. Këtë video e bëj për ty, për të treguar se kam shumë dashuri. Të falenderoj që ekziston. Nuk të kisha njohur por me anë të postimeve dhe tags pas koncertit, arrita të njoh energjinë tënde teksa performoje me mua dhe Dudën. Do të doja të të bëj një dhuratë sadopak të vogël.

Në çdo koncert të Alpha-s nga sot do të kesh biletën falas dhe një vend apostafat, special vetëm për ty. Uroj të ta bëjë Zoti ditën një mijë dhe të kesh mbarësi bashkë me familjen tënde. Të dua shumë vëlla, trego kujdes për veten tënde”.

Kujtojmë se Noizy premtoi dhe më parë se do të ketë një vend të veçantë për personat me aftësi të kufizuara kur të mbahet koncerti vitin e ardhshëm.