“Më kanë deformuar!” Ja të famshmet shqiptare që janë penduar për operacionet plastike (FOTO) – AlpeGossip
“Më kanë deformuar!” Ja të famshmet shqiptare që janë penduar për operacionet plastike (FOTO)

“Më kanë deformuar!” Ja të famshmet shqiptare që janë penduar për operacionet plastike (FOTO)

Operacionet plastike janë shndërruar në një trend vitet e fundit dhe shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar duket se kanë gjetur “ngushëllim” te bisturia dhe nuk i kanë shpëtuar kësaj manie.

Në fillimet e karrierës së tyre artistike i kemi parë me gjoks të vogël, me vetulla apo buzë të holla, pa mollza apo vithe të rrumbullakosura, por sa hap e mbyll sytë pamja e tyre ndryshoi.

Disa prej tyre kanë pasur guximin ta pranojnë publikisht se kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale në pamjen e tyre, ndërsa disa të tjera, edhe pse kanë bërë edhe më shumë se një operacion plastik, nuk e pranojnë këtë fakt. Por, kush janë ato të famshme shqiptare që kanë bërë operacione plastike dhe më pas janë penduar për këtë?

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është një ndër personazhet publike që e ka pranuar se ka bërë operacione plastike për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme. Ajo ka deklaruar se ka bërë hundën, por është penduar për një fakt të tillë, pasi sipas saj hundën e kishte mjaft të bukur edhe para se ta bënte operacion.

Modelja Aurela Hoxha është një ndër personazhet më të përfolura për operacione plastike, e cila akuzohet se ka bërë hundën, buzët, ka hequr brinjët apo ka bërë vithet. Mirëpo të gjitha këto janë hedhur poshtë dhe Aurela ka pranuar se ka bërë vetëm buzët, madje është penduar për këtë gjë.

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, modelja e njohur ka thënë se është një ndër të parat që i ka bërë operacion plastik buzët.

“Unë kam qenë e para që i kam bërë buzët, kam qenë shumë e vogël dhe nuk i mendoja gjërat kaq mirë. Tashmë jam duke bërë trajtime për t’i hequr”, u shpreh Aurela.

 

Këngëtarja e njohur Jolanda Dhamo e ka pranuar gjithmonë se ka kryer operacion plastik për të fryrë buzët, por e ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh e penduar për këtë ndërhyrje në pamjen e saj.

“Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma. Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Gjithsesi, unë nuk e bëj për të fituar pikë, por e vërteta është e vërtetë. Të mos arrijnë deri këtu kurrë. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar.”, – ka thënë këngëtarja duke shtuar se nuk do t’i këshillonte vajzat të bënin të njëjtën gjë.