“NJË VAKT E HËNGRI PREJ MEJE”/ Fjoralbës s’i del e keqja me Olti Currin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NJË VAKT E HËNGRI PREJ MEJE”/ Fjoralbës s’i del e keqja me Olti Currin (FOTO+VIDEO)

“NJË VAKT E HËNGRI PREJ MEJE”/ Fjoralbës s’i del e keqja me Olti Currin (FOTO+VIDEO)

Disa javë më parë në media u komentua gjatë një debat mes opinionistit Olti Curri dhe moderatores Fjoralba Ponari. Gjithçka nisi nga një lapsus që Fjoralba bëri në emision, të cilën Olti e ironizoi në rrjetet sociale.

“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”- shprehej Fjoralba.

“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”- e vazhdoi Olti videon, dhe mjaftoi kjo që menjëherë të nisnin replikat mes tyre në Instagram të cilat bënë bujë në media.

Në puntatën e  djeshme të spektaklit “E diell”, Fjoralba është pyetur për këtë çështje nga e ftuara Dalina Buzi dhe ka treguar se nuk lejon askënd që t’i shtrembërojë imazhin.

“Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll.”, ka treguar ajo.