“DASHURIA NUK VDES KURRË”/ Robert Aliaj jep lajmin e trishtë, ndërron jetë vëllai i tij (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA NUK VDES KURRË”/ Robert Aliaj jep lajmin e trishtë, ndërron jetë vëllai i tij (FOTO)

“DASHURIA NUK VDES KURRË”/ Robert Aliaj jep lajmin e trishtë, ndërron jetë vëllai i tij (FOTO)

Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme njeriun e tij të shtrënjtë, vëllain.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije përmes rrjetit të tij social Facebook Roberti, për humbjen e Rexhep Aliajit, i cili gjithashtu ka qënë një artist i këtij vendi, piktor dhe skenografë.

“Kur ndërron jetë vëllai ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.”, shkruan Roberti, në postim.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.
Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.
Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.
Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?
R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.D