ZBULOHET NJË TJETËR PJESËMARRËS TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pas Ronelës edhe kantautori i njohur… (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET NJË TJETËR PJESËMARRËS TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pas Ronelës edhe kantautori i njohur… (FOTO)

ZBULOHET NJË TJETËR PJESËMARRËS TEK “KËNGA MAGJIKE”/ Pas Ronelës edhe kantautori i njohur… (FOTO)

Shumë prej nesh jemi kuriozë se cilët do të jenë artistët pjesëmarrës për këtë vit dhe një prej tyre tashmë është bërë publik, bëhet fjalë për këngëtaren e shumë HIT-eve, Ronela Hajatin dhe këtë e ka pranuar vetë këngëtarja.

Por tashmë është bërë me dije se edhe një tjetër këngëtar mjaft i preferuar do të jetë pjesëmarrës këtë vi në festival.

Së fundmi moderatorja Fatma Methasani kishte të ftuar në studio kryeredaktoren e “iconstyle.al”, Kristi Tashi dhe gazetarin “intv.al” Armend Dumbo për të diskutuar rreth thashethemeve më të fundit nga bota e showbiz-it.

Teksa Fatma në bisedë e sipër u kërkoi gazetarëve nëse kishin një lajm ekskluziv dhe që ende nuk është bërë publik dhe kështu gazetari Dumbo zbuloi ekskluzivisht për emisionin “Fun Day”  se burime të afërta tregojnë se Flori Mumajesi do të jetë pjesë e Kënga Magjike 2018. Epo tani të gjithë mezi presim kantautorin të ngjitet në skenë.