Nga “Big Brother” në spiker lajmesh/ Ja personazhi i njohur i showbizz-it të cilin do ta shihni çdo ditë në ekran (FOTO) – AlpeGossip
Nga “Big Brother” në spiker lajmesh/ Ja personazhi i njohur i showbizz-it të cilin do ta shihni çdo ditë në ekran (FOTO)

Nga “Big Brother” në spiker lajmesh/ Ja personazhi i njohur i showbizz-it të cilin do ta shihni çdo ditë në ekran (FOTO)

Sezoni i ri televiziv tashmë ka nisur zyrtarisht dhe nga dita në ditë po zbulohen detaje të reja rreth figurave që do të na shoqërojnë në ekranin tonë gjatë këtij viti.

Së fundmi “revistawho.com” ka mësuar se edhe ish-banori i “Big Brother”, Erion Zeqiraj do të nisë një rrugëtim të ri në botën e televizionit. Pas datës 10 shtator Erionin do ta shohim si spiker lajmesh në televizionin “Tema Tv”.

Ish-banori i “Big Brother” ndër vite ka prezantuar emisione të ndryshme, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e “RTSH”, ku drejtonte emisionin e përditshëm “Kolor”.

Erioni ka gjithashtu ka edhe një karrierë të gjatë si drejtor prodhimi në “Miss Universe Albania”.