Noizy reperi shumë i njohur dhe i komentuar nga mediat është padyshim një ndër më të preferuarit për publikun shqiptar. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube.
Pak më parë këngëtari publikoi një foto në Instagram, e cila është e shkëputur nga kënga e tij e re “Parku i lojërave”. Në përshkrim të saj ai shkruan: “Historia e jetës time”.
Mirëpo njëra nga ndjekëset e tij e ka ofenduar këngëtarin duke i thënë se ai ka pjerdh. “Ahh ti ke pjerdh, shumica me ty ahaha shumica 16 vjeçare, që ju duken fjalë të mëdhaja ato tekstet e tua”, i ka komentuar ajo Noizyt.
Ky koment është vënë re nga ana e Noizyt, i cili i ka kthyer duke zbuluar se vajza i ka shkruar atij në privat duke i dërguar zemra e puthje.
“Hyra tek mesazhet dhe më kishe dërguar shumë puthje. Më fal që s’ta kam kthy. Gjithsesi po ta kthej këtu, je shumë e mirë por kam preferenca të tjera”, ia ka kthyer asaj Noizy.