“NUK E KAM HEDHUR POSHTË”/ Semi komenton lidhjen e Donaldit me Beatrix në BB VIP: Ishte e shëmtuar… – AlpeGossip
“NUK E KAM HEDHUR POSHTË”/ Semi komenton lidhjen e Donaldit me Beatrix në BB VIP: Ishte e shëmtuar…

“NUK E KAM HEDHUR POSHTË”/ Semi komenton lidhjen e Donaldit me Beatrix në BB VIP: Ishte e shëmtuar…

Mbrëmjen e djeshme në post “Big Brother VIP” u komentua gjatë rrugëtimi i Donald Veshajt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse aktori i humorit nuk ishte i pranishëm në studio, ish-banorët dhe opinionistët folën për lidhjen me Bora Zemanin dhe më pas me Beatrix Ramosajn.

Një ndër personat që foli ishte edhe Semi Jaupaj, e cila ka pasur një raport shumë të afërt me Donaldin. Këngëtarja e njohur e ka cilësuar si të shëmtuar raportin e Veshajt me Trixën.

Me anë të një videoje produksioni tregoi momentet që ata kanë pasur brenda “Big Brother VIP”. E pyetur se çfarë do të ndryshonte në marrëdhënie me Donaldin, ajo u shpreh se donte të ishte më e ftohtë me të. Teksa foli edhe për akuzat që i janë bërë që ajo nuk e ka mbështetur Donaldin nga jashtë.

“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë”, tha ajo.

Po ashtu, është folur për shoqërinë që këngëtarja ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Donaldin.

“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë”, përfundoi Semi.