Bruno dhe Floriana shënojnë një mujorin e lidhjes dhe largimit të tyre nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Me këtë rast të veçantë Bruno ka publikuar një foto me Florianën ku çifti duken shumë të lumtur.
Bruno e ka marrë në krah partneres dhe ka shkruar krah fotos datën simbolike: ‘19.04.2022’.
“Jemi shumë mirë. Për një mujorin e urova dje në 12 të natës”, tha ai në një intervistë për “Shqipëria Live”
Bruno dhe Floriana festojnë 1-mujorin e zyrtarizimit të lidhjes
Bruno dhe Floriana kanë treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha dhe po shijojnë lidhjen e tyre në privatësi.