PO PARTNERIN E NDJEK? Dafina Zeqiri habit me veprimin e fundit, i ‘zhduk’ të gjithë nga “Instagrami” – AlpeGossip
PO PARTNERIN E NDJEK? Dafina Zeqiri habit me veprimin e fundit, i ‘zhduk’ të gjithë nga “Instagrami”

PO PARTNERIN E NDJEK? Dafina Zeqiri habit me veprimin e fundit, i ‘zhduk’ të gjithë nga “Instagrami”

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka marrë një vendim befasues në lidhje me rrjetet sociale. Ajo ka vendosur që të heqë të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në “Instagram”, duke lënë vetëm tre llogari.

Dafina tani ndiqet nga një audiencë e madhe prej 1.9 milionë ndjekësish dhe ka vendosur të bëjë një lëvizje që e fokuson vëmendjen në veprimtaritë dhe projektet e saj më të rëndësishme.

Ndërkohë Zeqiri ka lënë vetëm tre llogari në listën e ndjekësve – Melihate Zeqirin që është nëna e saj, Vjosa Osmanin dhe Moneyz Music.

Kjo lëvizje mund të jetë një strategji e menduar mirë për të ngushtuar fokusin e ndjekësve të saj në ato aspekte që ajo beson që vërtet kanë rëndësi dhe për të promovuar vetëm muzikën e saj.

Detaji që bie më shumë në sy është se ajo nuk e ndjek partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në “Instagram”.