“ËSHTË SHUMË MERAKLIE…”/ Kiara flet për raportin me vjehrrën dhe si e thërret me përkëdheli – AlpeGossip
“ËSHTË SHUMË MERAKLIE…”/ Kiara flet për raportin me vjehrrën dhe si e thërret me përkëdheli

“ËSHTË SHUMË MERAKLIE…”/ Kiara flet për raportin me vjehrrën dhe si e thërret me përkëdheli

E ftuar në “Ftesë në 5”, Kiara Tito ka folur për raportin me vjehrrën duke u shprehur se janë si shoqe.

“Kemi një raport si shoqe. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie!”, tha Kiara.

Shtatzëninë Kiara e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj dhe nuk ngurroi të ndajë disa detaje si nepsi e netët pa gjumë.

“Ishte një gjë që kisha kohë që e doja, ishte ajo ora biologjike kur dëshiron të bëhesh nënë”, tha Kiara.