“RONALDO THA TË LUTEM MOS TREGO…”/ Tea flet për kërcënimet: Ai e pa ngjarjen – AlpeGossip
“RONALDO THA TË LUTEM MOS TREGO…”/ Tea flet për kërcënimet: Ai e pa ngjarjen

“RONALDO THA TË LUTEM MOS TREGO…”/ Tea flet për kërcënimet: Ai e pa ngjarjen

Tea Trifoni, ish-banore e Big Brother ka zbuluar disa ngjarje të padëgjuara më parë në emisionin “Më lër të flas”, në Top Channel.

Ajo rrëfeu se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiarës bashkë me këtë të fundit pas një përfundimi të spektakli në ambjentet e jashtme të Top Channel.

Tea më pas tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.

“Kishte dhe dëshmitarë të tjerë që panë ngjarjen. Një prej tyre ishte Ronaldo, i cili tha aman mos trego se nuk dua të përfshihem në këtë gjë. Prandaj dua të them që njerëzit janë shumë ndryshe në prapaskenë dhe shumë ndryshe kur dalin në kamera”, tha Tea.