LAJM I ËMBËL/ Modelja e njohur sjell në jetë binjakët e saj – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Modelja e njohur sjell në jetë binjakët e saj

LAJM I ËMBËL/ Modelja e njohur sjell në jetë binjakët e saj

Modelja e njohur Ashley Graham solli në jetë ditën e djeshme binjakët e saj.

“Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar të ndajmë me ju lajmin që djemtë tanë tashmë janë këtu më ne. Ata kanë lindur herët në mëngjes dhe janë të shëndetshëm. Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u lidhur me burrin tim dhe tre djemtë, por me të vërtetë mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithë”, ka shkruar modelja në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkohë bashkëshorti i saj 33 vjeçar, shtoi në një postim të tij:

“U ndjeva shumë mirë. Jam krenare për nënën e mrekullueshme që Ashley është dhe do të jetë përsëri! Të dua..”

Çifti ka edhe një djalë 1-vjeçar Isaac. Modelja më pas zbuloi në shtator se ajo dhe burri i saj do të bëheshin me dy djemë binjakë.

Graham dhe Ervin janë martuar në vitin 2010 dhe kanë shumë kohë së bashku.

Lajmi i parë i shtatzënisë së çiftit erdhi në përvjetorin e tyre të nëntë në gusht të vitit 2019.

Që në momentin kur modelja është bërë nënë nuk është stepur asnjëherë nga “betejat” që vijnë së bashku me prindërimin.

Në shkurt të 2020, vetëm një muaj pas lindjes së djalit të saj të parë, Graham hyri në Instagram për të diskutuar uljet dhe ngritjet e të qenit nënë e re.