“NDIHMO SHQIPTARËT ,JO ARABËT”/ Dua Lipa i kthehet fansit: Kam hapur… – AlpeGossip
“NDIHMO SHQIPTARËT ,JO ARABËT”/ Dua Lipa i kthehet fansit: Kam hapur…

“NDIHMO SHQIPTARËT ,JO ARABËT”/ Dua Lipa i kthehet fansit: Kam hapur…

Dua Lipa ndodhet aktualisht në Liban ku së bashku me UNICEF, po ndihmojnë fëmijët dhe familjet refugjate. Dua ka ndarë disa foto me fansat në rrjete sociale mirëpo një prej tyre i ka bërë një vërejtje këngëtares duke i thënë të ndihmojë shqiptarët e Kosovës.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë të Kosovës vuajnë sepse janë pa shtëpi e pa bukë. Ti prapë shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”, shkruan fansi në postimin në Twitter.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, iu përgjigj Dua.