JO VETËM KËNGËTAR/ Landi i “West Side Family” në pozicionin e drejtorit – AlpeGossip
JO VETËM KËNGËTAR/ Landi i “West Side Family” në pozicionin e drejtorit

JO VETËM KËNGËTAR/ Landi i “West Side Family” në pozicionin e drejtorit

Grupi “West Side Family” vazhdon të jetë një ndër më të pëlqyerit, pavarësisht viteve që shkojnë. Njëri prej pjesëtarëve të grupit, Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora. Ai ka folur për muzikën, por ndër të tjera ka zbuluar një tjetër punë që bën.

Landi është drejtori i organizatës “Special Slympics”, e cila ka si qëllim t’i mundësojë personave me aftësi të kufizuara intelektuale të përfaqësojnë Shqipërinë në konkurse të ndryshme botërore.

“Jo më larg se para 2-3 ditësh po bisedoja me një person që tha, kam djalin me sindromën down dhe vetë familja e mban me ose pa dashje të izoluar nga shoqëria sepse kanë frikë se fëmija apo i afërmi i tyre stigmatizohet apo bie pre e bullizmit.

Duhet që hapi i parë që fëmijët apo personat me aftësi të kufizuara intelektuale të asociohen pranë shkollave, pranë qendrave dhe ne si organizatë që kemi qëllim sportin dhe gjithëpërfshirjen e kësaj kategorie nëpërmjet sportit, kemi në plan që të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë për t’i trajnuar minimalisht dy herë në javë në sporte të ndryshme dhe pastaj t’i japim mundësinë që të mundin të përfaqësojnë Shqipërinë”, u shpreh Landi./