AS ME DIETË AS ME PALESTËR/ Fifi zbulon mënyrën si do dobësohet – AlpeGossip
AS ME DIETË AS ME PALESTËR/ Fifi zbulon mënyrën si do dobësohet

AS ME DIETË AS ME PALESTËR/ Fifi zbulon mënyrën si do dobësohet

Fifi ka vendosur të humb peshë, kështu deklaroi ajo në Instastory pak ditë më parë dhe proçedura e dobësimit ka filluar sot për këngëtaren.

Fifi nuk do dobësohet as me anë të ndonjë diete, as me palestër, por me balonin gastrik, që konsiston në vendosjen në stomak të një baloni të butë që gradualisht redukton sasinë e ushqimit që individi konsumon.

“Do bëj balonën e stomakut sepse më duket mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për tu dobësuar. Ngaqë njëçik jam përtace për të shkuar në palestër, njëçik përtoj të mbaj dieta dhe kam qejf të ha më shumë sesa duhet”, shprehet Fifi.