“ËSHË FALLCO…”/ Nga vajza që “pëlqente” e deri tek mesazhet me Melisën, Fatjoni i rrëfen të gjitha – AlpeGossip
“ËSHË FALLCO…”/ Nga vajza që “pëlqente” e deri tek mesazhet me Melisën, Fatjoni i rrëfen të gjitha

“ËSHË FALLCO…”/ Nga vajza që “pëlqente” e deri tek mesazhet me Melisën, Fatjoni i rrëfen të gjitha

Pas përplasjes me Erin, djalin e ri që hyri në “Për’puthen”, Fationi vendosi të largohej nga programi. Ai u shpreh se nuk mund të qëndronte më aty, pasi nuk donte të bëhej pjesë e intrigave dhe mashtrimeve që po ndodhnin brenda në program.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjnë dhe thonë ‘Thuaje po je burrë’ ose ‘Hë thuaje se je mësuar me sulme’. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua”, shprehej ndër të tjera Fationi.

Para se të largohej ai pati dhe një përballje të ashpër me Melisën, të cilën e akuzoi se kishte nisur një lidhje dashurie jashtë programit me një nga djemtë e “Për’puthen”. Melisa nuk i pranoi akuzat e tij, ndërsa Fationi nuk preferoi të fliste më gjatë. Ndërkohë i ftuar së fundmi në emisionin “Roped With Olsi”, Fationi është shprehur se Melisa është personazhi më fallco brenda emisionit.

Sakaq ai nuk ka nguruar të tregojë edhe bisedën e fundit që ka bërë në “WhatsApp” me konkurrenten e “Për’puthen”.