HARROJENI “PROÇESIN SPORTIV”/ Nevina dhe Fjoralba bëhen bashkë në super formatin e ri (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI “PROÇESIN SPORTIV”/ Nevina dhe Fjoralba bëhen bashkë në super formatin e ri (FOTO)

HARROJENI “PROÇESIN SPORTIV”/ Nevina dhe Fjoralba bëhen bashkë në super formatin e ri (FOTO)

Këtë sezon të ri televiziv, Fjoralba Ponari u largua nga “Proçesi sportiv” dhe vendin e saj krah Edi Manushit e zuri moderatorja e njohur Nevina Shtylla. Pavarësisht se i zuri vendin, Nevina ka treguar se marrëdhënia e saj me Fjoralbën është mjaft e mirë.
Megjithëse fillimisht të gjithë menduan se dy moderatoret do të shfaqen bashkë në “Proçesin sportiv”, ditën e sotme Nevina ka zbuluar se ajo dhe Fjoralba do të bëhen bashkë në një tjetër format interesant.

Pyetjes së ndjekësit në Instastory: “A do të jeni tani e tutje të dyja bashkë në Proçes?”, Nevina i është përgjigjur:
“Do jemi bashkë në tjetër format. Ndërkohë në ‘Proçesi sportiv’ është gjithnjë e mirëpritur.”, duke zbuluar se shumë shpejt moderatoret do ti shohim së bashku në një emision të ri.