“GJËRA TË MIRA…”/ Shqipen mund ta shohim shumë shpejt me një emision krah Edi Manushit – AlpeGossip
“GJËRA TË MIRA…”/ Shqipen mund ta shohim shumë shpejt me një emision krah Edi Manushit

“GJËRA TË MIRA…”/ Shqipen mund ta shohim shumë shpejt me një emision krah Edi Manushit

Shqipe Hysenaj është konkurrentja e parë e cila u pezullua nga emisioni “Për’puthen” dhe largimi i saj bëri bujë të madhe në rrjet.

Pas largimit, Shqipja nisi të publikonte ‘bombat’ e saj për produksionin dhe konkurrentët dhe vazhdon ende të trazojë rrjetin me informacione të reja. Madje, shumë prej fjalëve të saj kanë rezultuar të vërteta, duke i bërë ndjekësit të ndryshojnë mendim për Shqipen.

Nëse dikur ajo ishte personazhi më “i urryer” në Shqipëri, tashmë një pjesë e madhe kanë nisur t’i kërkojnë falje për fjalët me të cilat i janë drejtuar.

“Më fal, të kam dërguar një mesazh shumë të keq, por kisha tjetër mendim për ty.”- i shkruan dikush Shqipes.

Mbrëmë, Shqipja ishte e ftuar në “Për’puthen Prime”, ku vendosi pikat mbi “i” dhe madje së shpejti mund të kthehet sërish në ekran.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një foto me Edi Manushin dhe Ina Kollçakun, duke treguar se do të kemi surpriza prej saj.

“Gjëra të mira do vijnë së shpejti”- shkruan Shqipja, duke hedhur dyshimet se mund ta shohim së shpejti me një emision.

Megjithatë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” s’ka dhënë më shumë detaje, duke i lënë ndjekësit kuriozë për surprizën e ardhshme. k