TRENI "FANTAZMË"/ Udhëton 92 km pa e drejtuar asnjë njeri - AlpeGossip
TRENI “FANTAZMË”/ Udhëton 92 km pa e drejtuar asnjë njeri

TRENI “FANTAZMË”/ Udhëton 92 km pa e drejtuar asnjë njeri

Gjiganti minerar BHP Billiton u detyrua të “përplasë” qëllimisht një tren mallrash të ngarkuar me xeheror hekuri, pasi kishte udhëtuar rreth 92 km nëpër Australinë Perëndimore, pa pasur asnjë njeri në bord.

Makinisti zbriti për të inspektuar një nga vagonët rreth orës 4 të hënën, kur treni, i cili thuhet se përbëhej nga katër lokomotiva dhe 268 vagonë, u nis para se drejtuesi të hipte në të.

Ai arriti të udhëtojë 92 km pa pasur drejtues, para se kompania të detyrohej të ndërmerrte veprime për të ndalur trenin afërsisht 120 km nga Port Hedland në Australinë Perëndimore.

Gjiganti i resurseve ka pezulluar të gjitha operacionet e trenave në rajonin Pilbara, ndërsa është duke u zhvilluar një hetim rreth rastit.