Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli është bërë sot nënë për herë të dytë. Erla ka sjellë në jetë një djalë dhe ka postuar në Instastory një foto të vogëlushit teksa pranë i qëndron vëllai, Akidi.
Erla nuk ka bërë ende të ditur si kanë vendosur ta quajnë djalin, ajo dhe bashkëshorti, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja, por me siguri ka zgjedhur një emër të veçantë siç bëri me Akidin i cili mban një emër të vjetër ilir.