I PASUR ME VITAMINA/ Ja lëngu jeshil që të gjithë duhet ta provoni - AlpeGossip
I PASUR ME VITAMINA/ Ja lëngu jeshil që të gjithë duhet ta provoni

I PASUR ME VITAMINA/ Ja lëngu jeshil që të gjithë duhet ta provoni

Ky lëng jo vetëm që është plot me vitamina dhe shumë i dobishëm për rritjen e sistemit imunitar, por është gjithashtu shumë i shijshëm!

Spinaqi quhet superushqim për një arsye. Eshtë i ngarkuar me shumë vitamina dhe minerale duke përfshirë Vitaminën C. Eshtë gjithashtu i lartë në beta-caroten dhe antioksidantë i cili ndihmon trupat tanë të luftojnë infeksionin dhe viruset.

Portokallet janë të ngarkuar me Vitaminë C e cila është thelbësore për luftën kundër gripit ose të ftohtit.

Selinoja është gjithashtu e lartë në vitaminë C dhe antioksidantë, gjë që ndihmon në rritjen e aktivitetit dhe efikasitetit të sistemit imunitar.

Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij anti-bakteriale dhe anti-virale.

Çfarë ju duhet:

100 gram spinaq
2 portokalle
2 degë selino
1 copë xhinxher prej 2 cm, i qëruar mirë
Çfarë duhet të bëni:

Kombinoni të gjithë përbërësit në një blender për disa sekonda. Pasi të jenë shtrydhur dhe integruar mirë është koha për ta shijuar!