“KUSH TË FUTI ME ZOR NË TUALET”/ Debate për nominimin, Kristi: S’dua të dal në këtë mënyrë, u tregove skuth – AlpeGossip
“KUSH TË FUTI ME ZOR NË TUALET”/ Debate për nominimin, Kristi: S’dua të dal në këtë mënyrë, u tregove skuth

“KUSH TË FUTI ME ZOR NË TUALET”/ Debate për nominimin, Kristi: S’dua të dal në këtë mënyrë, u tregove skuth

Nominimi i kësaj jave e ka trembur shumë Kristin. Ky i fundit debatoi keq me Luizin, pasi e cilësoi si mënyrë jo dinjitoze lojën e tij.

Luizi e kundërshtoi mendimin e Kristit dhe tha se atë nuk e futi njeri me pahir në tualet. Ai madje, shprehu bindjen për të disatën herë se të shtunën, Armaldo do të dalë nga shtëpia e Big Brother.

Ky i fundit tha se ai nuk do të dalë nga shtëpia, pasi ka luftuar për këtë ditë, ndërsa shtoi se publiku ka nevojë për dashuri, këngë, batuta e ngrohtësi.

Kristi u shpreh i zhgënjyer nga veprimi i Luizit dhe i tha atij se ai ka ndenjur gjithë kohën me të dhe se pas kësaj që bëri, ai do ndryshojë qëndrim, sepse nuk ka më kuptim të shoqërohet me të.

Ai shtoi se Luizi e trajtoi atë dhe Keisin sikur ata të ishin sende.