BLEONA LIDH NJË KONTRATË QË NUK KA TË BËJË ME MUZIKËN/ Ja në cilën fushë do ta shohim tani këngëtaren – AlpeGossip
BLEONA LIDH NJË KONTRATË QË NUK KA TË BËJË ME MUZIKËN/ Ja në cilën fushë do ta shohim tani këngëtaren

BLEONA LIDH NJË KONTRATË QË NUK KA TË BËJË ME MUZIKËN/ Ja në cilën fushë do ta shohim tani këngëtaren

Bleona Qereti është një ndër artistet shqiptare që ka vërtetuar se jo vetëm mund t’ia dalë në tregun ndërkombëtar me forcat dhe talentin e saj, por edhe se mund të jetë e suksesshme në disa fusha të ndryshme. Këtë herë, Bleona ka zbuluar për ndjekësit e saj se ka lidhur kontratë me një kompani të rëndësishme, “Taryn Brown + Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe. Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” kështu: “Bleona është një artiste indipendente që ka ngritur standardet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’”. Si Taryn dhe pjesëtarët e tjerë të kompanisë, ashtu dhe Bleona janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim. Përveç kësaj risie në karrierën e saj, këngëtarja ka paralajmëruar dhe një këngë të re, por nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër në lidhje me këtë.