Çfarë po ndodh? Ish banorja e “Big Brother Albania” përfundon në spital (FOTO) – AlpeGossip
Çfarë po ndodh? Ish banorja e “Big Brother Albania” përfundon në spital (FOTO)

Çfarë po ndodh? Ish banorja e “Big Brother Albania” përfundon në spital (FOTO)

Ajo është një nga ish banoret më të komentuara të Big Brother Albania. Ka qenë një nga finalistet e edicionit të 8-të të reality showt të njohur dhe pas daljes nga shtëpia vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut.

Bëhet fjalë për Xhensila Peren e cila së fundmi ka qenë e përfolur për shkak se u aludua se ajo ishte në një lidhje me biznesmenin Jurgen Kurti, mirëpo këto thashetheme u përgënjeshtruan nga të dyja palët.

Ish konkurrentja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe cdo ditë ndan momente me fansat e saj. Ditën e sotme i ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka treguar se ka përfunduar në urgjencë.

Në një foto të postuar në Instastory shihet e shtrirë në një krevat duke marr serum. Përmbi foto ajo ka shkruar: “Ai momenti kur zoti të lajmëron që nuk je robot”, duke treguar kështu që puna intensive e ka bërë atë për spital.