”AS ARILENA, AS ELVANA”/ Dafina e sheh veten si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision – AlpeGossip
”AS ARILENA, AS ELVANA”/ Dafina e sheh veten si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

”AS ARILENA, AS ELVANA”/ Dafina e sheh veten si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

Vazhdojnë komentet për “Festivalin e Këngës” dhe madje tanimë kjo temë diskutimi është trajtuar edhe në një emision mëngjesi në Kosovë. Gazetarja Irma Xhema në emisionin “Gjesi”, është shprehur se artistja që do e përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në Eurovision, është vetëm Dafina Zeqiri.

Irma u shpreh se Dafina është këngëtarja më e kompletuar dhe deklaratën e saj Dafina e postoi në Instagram duke shkruar “Të dua” e duke falenderuar gazetaren. Në këtë mënyrë Dafina tregon se e mbështet gazetaren e ndoshta në të ardhmen do e shohim të konkurrojë në festival.

“Dafina i këndon të gjithë zhanret, për mua është këngëtarja më e kompletuar. Dafina do na kishte përfaqësuar shumë mirë dhe do kishim një paraqitje skenike fantastike”, u shpreh Irma.